Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka thënë se në takim me presidentiin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin është folur për 27 prillin.
“Ajo që është realitet me atë rast është se e drejta themelore e ankesës dhe vendimi i shkallës së dytë i personave që janë dënuar për ngjarjet e 27 prilli për momentin ka mbaruar dhe pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë marrë vendimin që më pas të mund të shfrytëzojnë në bazë të argumenteve të reja të cilat sipas informacioneve të mia i kanë avokatët t’i dorëzojnë në gjykatë, ose Gjykatën Evropiane për të Drejta të njeriut”, tha Mickoski, pas takimit, raporton Insajderi.
Ai tha se ata nuk kërkojnë amnisti por kërkojnë drejtësi për personat e 27 prillit.
“Drejtësi kërkoi edhe një person i cili në momentin e dënimit tha se është fajtor por se nuk ka bërë vepër terroriste. Atë që e kërkojë është drejtësi, ndërmjet provave që mund të dorëzojnë këto persona pas pranimit të vendimit të shkallës së dytë. Kërkojmë njëjtë sikur ato që fituan të drejtë rigjykimi, rasti i Sopotit dhe rasti ‘Monstra’”, ka deklaruar Mickoski.
Presidenti Stevo Pendarovski pas takimit me Mickoskin tha se ai e ka përsëritur qëndrimin e tij, se për vepra të këtilla, aministia as nuk vjen parasysh. Pendarovski më tej shtoi se takimi është bërë me kërkesë të Mickoskit dhe janë dakorduar për takimin përmes një bisede telefonike.
“Amnisti për persona që kanë bërë vepër penale pa precedent nuk vjen parasysh, sepse faji i tyre për këtë rast u padyshim u vërtetua. Për 27 prillin siç e mbani mend ka pasur vendim për një grup njerëzish që ishin pjesë e të njejtës turmë që hynë në Kuvend dhe e sulmuan Ziadin Selën. Ose pamjet e sulmit të ministres Radmilla Shekrinska, ishin pamje që na shokuan edhe neve edhe botën. Por në të dyja raste, të akuzuarit nuk u dënuan për terrorizëm, por për dhunë dhe tentim për vrasje. Të gjitha ato bënë vepra të tmerrshme penale, lanë pasoja të rënda, trauma edhe te të sulmuarit edhe tek familjarët e tyre. Morën denime të merituara dhe këtu nuk ka kompromis” tha prsidenti maqeconas Stevo Pendarovski. /Insajderi.com