
Koalicioni Alternativa-Aleanca për Shqiptarët kanë dorëzuar 11 amendamente për ligjin për arsim fillor të cilin ditë më parë e propozoi Ministria e Arsimit në Kuvend, njofton Insajderi.
Amendamentet siç tha deputeti Halil Snopçe janë kundër tendencës së ligjit për centralizim të arsimit dhe kërkojnë përfshirjen e pushtetit lokal në vendimmarje.
Por, deputetët e këtij koalicioni nuk kanë marrë pjesë në shqyrtimin e amendamenteve pasi akuzojnë se nuk është respektuar gjuha shqipe në komisionin parlamentar për arsim.
Snopçe tha se fillimisht kjo e drejtë ishte shkeluar nga Ministria për Arsim, e cila propozimin e kishte dërguar vetëm në një gjuhë, ndërsa më pas amendamentet janë shpërndarë vetëm në gjuhën maqedonase./Insajderi.com