Maqedoni e Veriut, ora policore do të fillojë nga ora 24:00

Maqedoni e Veriut, ora policore do të fillojë nga ora 24:00

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka njoftuar se janë propozuar disa masa të reja.

Një nga masat është shkurtimi i orës policore, gjegjësisht i njëjti të fillojë nga ora 24:00, ndërsa puna e objekteve hotelerike të mbarojë në 23:00.

Pritet që këto propozime të miratohen nga qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, është propozuar që organizimi i ngjarjeve në të hapur të bëhen me 30% të kapaciteteve me respektim të protokolleve të miratuara në vitin 2020. /Insajderi.com