Maqedoni e Veriut: Përgjysmohen aranzhmanet për bregdet

Maqedoni e Veriut: Përgjysmohen aranzhmanet për bregdet

Fundi i muajit korrik dhe fillimi i muajit gusht ka bërë që shumë qytetarë të Tetovës të mendojnë edhe për pushime verore. Hapja e kufijve me Shqipërinë ka bërë që ky destinacion të mbetet jo vetëm destinacion i preferuar por edhe i domosdoshëm, ngase vendet tjera kanë mbyllur dyert për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, njofton Insajderi.

Krahas Shqipërisë, edhe Turqia mbetet një destinacion për pushtuesit e Maqedonisë. Nga Agjencioni Turistik “Euro Turist”, në Tetovë thonë se kërkesa për rezervime është shumë e vogël, kurse edhe oferta është e limituar.Interesimi për të shkuar në pushime nga ana qytetarëve të Tetovës është rritur muajin e kaluar dhe vijon më tej.

”Prej muajit korrik kemi interesim nga ana e qytetarëve që të shkojnë në pushime. Sidomos pas hapjes së kufijve me Shqipërinë. Pra destinacionet tona janë rë varura kryesisht nga ato vende që kanë hapur kufijt dhe momentalisht është vetëm Shqipëria dhe Turqia. Për këta vende kemi më shumë interesim, për në Egjipt ende nuk nuk e dijmë se si do të jetë”, thotë Bujamin Durmishi, nga
Agjencioni Turistik “Euro Turist”, në Tetovë.

Pasi që Greqia ka mbyllur kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, njëjtë sikurse Bullgaria, për këta vende mungojnë ofertat, pohon Durmishi, i cili shprehet se për 50 përqind është ulur interesimi dhe rezervimi për të shkuar në pushime nga ana qytetarëve të Tetovës.

“Me shifra nuk mund të them saktë, por nga ajo që vërejmë është se kemi për 50 përqind më pak pushues për dallim nga viti i kaluar. Sigurisht se këtu ka ndikuar edhe gjendja ekonomike por edhe mungesa e ofertave të shumta. Shpresojmë se më tutje do të kemi më shumë interesim por krejt kjo varet se si do të rrjedhë situata me pandeminë e Virusit Covid 19”, deklaroi Durmishi.

Ai thotë se as Shqipëria por as Turqia nuk kanë rritur çmimet dhe janë të njëjta me vitin e kaluar.

”Nuk ka rritje enorme të çmimeve, kurse ofertat janë të njejta me vitin e kaluar.Në Shqipëri oferta është për një natë me mëngjesin akomodimi fillon prej 20 euro e e më lartë. Kurse për Turqi aranzhmani fillon prej 400 euro e më lartë duke përfshirë edhe udhëtimin”, shprehet Durmishi.

Ai njofton se të dy vendet të cilët akutalisht pranojnë pushues nga Maqedonia e Veriut, skurse janë Shqipëria dhe Turqia, kanë marrë masa rigoroze për mbrojtje të pushuesve nga virusi Covid 19.”

Në këta dy vende janë marrë masa preventive që pushuesit të kenë mundësi që të pushojnë pa frikë se mund të infektohen me virusin covid 19.Ata kanë protokolle të cilët respektohen maksimalisht prandaj edhe në këtë drejtim duhet që qytetarët të ndjehen të sigurtë”, theksoi Bujamin Durmishi nga Agjencioni Turistik Euro Turist.

Por edhe pavarësisht kësaj, shumë qytetarë kanë vendosur që pushimet verore ti kalojnë në vend dhe të mos marrin guximin që të udhëtojnë jashtë vendit. Mirëpo, kësaj situate i ka ndihmuar edhe gjendja e rënduar ekonomike dhe mos ardhja e mërgimtarëve që është një humbje e madhe për rajonin e Pollogut. /Insajderi.com/