ë Maqedoninë e Veriut, objektet hotelerike janë të mbyllura, ndërsa shërbimet e tyre do të mund t’i kryejnë v" />

Maqedoni e Veriut: Prej sot mbyllen kafenetë dhe bastoret

Maqedoni e Veriut: Prej sot mbyllen kafenetë dhe bastoret

Nga dita e sotme në Maqedoninë e Veriut, objektet hotelerike janë të mbyllura, ndërsa shërbimet e tyre do të mund t’i kryejnë vetëm nga sportelet, transmeton Insajderi.

Prej sot do të mbyllen edhe bastoret dhe kazinotë në këtë vend, të cilat gjithashtu mund të realizojnë punën e tyre vetëm përmes sportelit.

Kjo masë është në fuqi deri më 20 prill.

Prej dje janë mbyllur sallat e fitnesit, sallat sportive, si dhe është ndaluar organizimi i konferencave, seminareve, trajnimeve, punëtorive dhe kurseve.

Ndërkaq prej dje ora policore është zgjatur dhe do të fillojë nga ora 20:00 deri në 05:00. Këto masa u miratuan dje nga Qeveria e vendit fqinj, me qëllim që të parandalohet përhapja e COVID-19. /Insajderi.com