Maqedoni e Veriut: Propozohet mbyllja e lokaleve prej orës 18:00

Maqedoni e Veriut: Propozohet mbyllja e lokaleve prej orës 18:00

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut gjatë mëngjesit të sotëm propozoi një paketë të re të masave restriktive, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me kufizimin e orarit të punës të objekteve hotelierike, njofton Insajderi.

Për dallim nga vitet e kaluara, për shkak të pandemisë këtë vit, festat e fundvitit do t’i gjejnë të mbyllura restorantet dhe kafenetë, gjegjësisht pas orës 18:00 për pothuajse një muaj rresht nuk do të punoj asnjë kafene dhe restorant.

Me qëllim të parandalimi të rritjes së numrave të të infektuarve nga Covid – 19 në periudhën festive, Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj njofton se Komisioni do të dorëzojë edhe rekomandim që të mos ketë grupime në banesa gjatë festave vijuese.

“Nga data 18 dhjetor deri 21 janar kafenetë dhe lokalet do të punojnë deri ora 18:00 dhe jo 21:00 siç është tani.Restorantet në hotele të mos lejojnë grumbullim për festat e fundvitit pas orës 21:00.Nuk lejohet organizimi dhe grumbullimi në shesh për festën e Vitit të Ri.Të mos ketë mbledhi nëpër shtëpi apo vila të shumë personave për festat e fundvitit.Të mos dilet nga shtëpia pa nevojë pas orës 18:00” propozojnë nga Ministria e Shëndetësisë e RMV-së.

Përfaqësuesë të Odës së Pavarur të Hotelerisë së Maqedonisë së veriut kanë shprehur pakënaqësi me pakon e re të masave sa i përket riorganizimit të orarit të punës dhe i kanë dorëzuar komisionit propozimet e tyre. /Insajderi.com