Maqedoni e Veriut, protesta për rastin “Monstra”

Maqedoni e Veriut, protesta për rastin “Monstra”

Nën moton “Drejtësi dhe Liri” sot në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut përsëri u aktivizuan protestat për rastin “Monstra” për të cilën javë më parë, njofton Insajderi.

Prokuroria e këtij vendi në seancën e fundit gjyqësore i tha fjalët përfundimtare dhe me të njëjtat, i akuzoi se ata persona janë fajtorë për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012-të, me përjashtim të Sami Lutës, për të cilin e tërhoqi akuzën në mungesë të provave.

Mijëra protestues sot marshuan drejtë prokurorisë nën masa të rrepta policore, të njëjtit brohorisnin me fjalët “UÇK, UÇK, UÇK”, “DUAM DREJTËSI”, “FATIME FETAI NË BURG”, “POSHTË PADREJTËSIA”, etj.

Kordoni policor i ndaloi protestuesit para Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesi i familjeve të të akuzuarve, Bedri Ajdari, para të pranishmëve tha se janë këtu për të kërkuar drejtësi për rastin që ai e cilëson si pastër të montuar politik. Ai njëherit kërkoi edhe shkarkimin e prokurores, Fatime Fetai, sepse sipas tij prokurorja në fjalë është duke realizuar misione të qarqeve politike dhe dorës së zezë.

“Sot jemi këtu për ta ngrit zërin shqiptaret në pamundësinë që të kemi institucione të drejta. Gjitha faktet dëshmojnë se ky është rast i montuar politik. Familjarët dhe unë kryetar i këshillit organizativ bëjmë thirrje publike se ne si familje dhe si shqiptarë nuk jemi për të shkaktuar vrasje makabre. Gjithmonë do ti dënojmë aktet e tilla jo njerëzore dhe terroriste.Kërkoj të shkarkohet prokurorja publike Fatime Fetai e cila ka realizuar misionin e qarqeve politike dhe e dorëz së zezë”, tha mes tjerash ai.

Ajdari njëherit bëri apel përfaqësive diplomatike në vend që të kyçen dhe të ndihmojnë në zbardhjen e rasteve të montuara politike.

Protestuesit kërkuan drejtësi edhe për rastet tjera si ai i Almirit të vogël dhe rastin “Alfa”.

Protesta ishte e qetë pa ndonjë incident të theksuar, përveç kur disa protestues sulmuan një veturë të policisë. Në protestë ishin prezent edhe disa deputetë të opozitës shqiptare. /Insajderi.com