Maqedoni e Veriut: Qytetarët optimist për vitin që vjen

Maqedoni e Veriut: Qytetarët optimist për vitin që vjen

Qytetarët e Maqedonasisë së veriut mendojnë që viti 2021 do të jetë më i mirë se 2020, por nuk janë optimis në lidhje me prosperitetin ekonomik, tregon hulumtimi i BRIMA-s, e cila është anëtare e Gallup Internacional, njofton Insajderi.

Në anketimin e periudhës 1 deri 9 dhjetor të vitit 2020, 504 persona më të vjetër se 18 vjeç, 29% janë relativisht të lumtur, 38% që ndjehen as të lumtur as të palumtur, ndërsa 32% ndjehen të palumtur. “Në pyetjen se ‘A mendoni që viti 2021 do të jetë më i mirë, më i keq, apo i njëjti me 2020’ më shumë se 2 nga 5 të anketuar në nivel global apo 43% janë përgjigjur që 12 muajt e ardhshhme do të jenë më të mira nga të kaluarat, 24% mendojnë që do të jetë më i keq dhe 26% do të jetë i njëjti.

Në vendin tonë, dy herë më shumë të anketuar, 50% presin se 2021 do të jetë më e mirë, 26% presin se do të jetë më i keq, 22% konsiderojnë që do të jetë i njëjti, ndërsa 3% nuk e dinë. Ndërsa në pyetjen ‘Në krahasim me këtë vit, a mendoni se viti i ardhshëm në aspektin ekononomik do të jetë më i vështirë, apo do të mbetet i njëjtë për vendin tonë’, më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se viti 2021 do të jetë 52% ekonomikisht më i vështirë, kurse 25% që konsiderojnë se 2021 do të jetë ekonomi më e fortë, ndërsa 18% presin që do të mbetet e njëjta si e mëparmshmja” thuhet në anketën e Brima-Gallup Internacional.

Në nivel global, gati gjysma e anketuesve presin që viti 2021 do të jetë një vit me vështirësi ekonomike 46%, kurse 25% presin që do të jetë një vit me ekonomi prosperuese dhe 24%  presin se do të jetë i njëjti si viti i kaluar. Imazhi i prosperitetit ekonomik global ndikohet fuqimisht nga përgjigjet e qytetarëve të BE-së të cilët dominohen fuqimisht nga pesimizmi.

Gjithsej 63% mendojnë që viti i ardhshëm do të jetë vit i ekonomis së vështirë, vlerëson BRIMA. Raprti vjetor global i Gallup Internacional për temën “Pritjet e qytetarëve në botë për vitin 2021” ishte zbatuar në 40 vendet, që ishin të anketuar më shumë se 38.000 qytetarë nëpër botë. Përfundimi i përgjithshëm është se nëse 2020 do të mbahet mend si një vit i pandemisë dhe karantinës, popullsia botërore është më optimiste për 2021. /Insajderi.com