Maqedoni e Veriut: Regjistrimi i Popullsisë në prill të 2021-tës

Maqedoni e Veriut: Regjistrimi i Popullsisë në prill të 2021-tës

Ligji për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka kaluar leximin e parë në Komisionin për Çështje Evropiane, njofton Insajderi.

Partitë parlamentare ishin të njëzëshëm për tekstin e propozimit ligjit në përgjithësi, por partitë në opozitë kontestuan pyetësorët, metodologjinë dhe të mos jetë i gjithë operacioni vetëm në duart e Entit Shtetëror për Statistikë të Maqedonisë Veriore.

VMRO-DPMNE për këtë qëllim ka paralajmëruar amendamente pasi vlerëson se siç është propozuar, metodologjia mbetet në duart e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të ESHS-së dhe kjo e politizon operacionin që duhej të ishte vetëm statistikor.

“Kolegët e mi thanë se në ligj nuk është metodologjia, vetë momenti që metodologjinë ta bëjë Enti Shtetëror i Statistës lë hapësirë për procedura sipas dëshirës së një personi, pra drejtorin e entit, i cili do të ketë nënshkrim të ndërlidhur me zëvendësdrejtorin. Këtu ka hapësirë për ndikim politik, sepse vetë regjistrimi është operacion statistikë dhe në asnjë moment jopolitik. Prandaj në lexim të dytë shpresoj se atë amendament do ta pranoni. Metodologjia duhet patjetër të jetë në ligj” thonë nga opozita maqedonase.

Vërejtjet e opozitës shqiptare ishin kryesisht ndaj pyetësorit dhe të drejtës ekskluzive që i lihet Entit të Statistikës për të përpiluar atë.

“Çështja kryesore është përgatitja e pyetësorit, që është e drejtë ekskluzive e ESHS dhe këtu zëvendësministër mund të vijmë tek dilemat. Sepse ne në vitin 2011 kishim process të regjistrimit që dështoi.. 07:46 ato që ka ndodhur në të kaluarën, janë arsye logjike që të ekzistojnë dyshime. Nëse atëherë ishin arsye politike, teknike, apo manipulative, por një gjë e dijmë, se të gjithë ata që e kanë bërë atë proces atëherë, u amnistuan në njëfarë mënyre.” thonë nga  Aleanca për Shqiptarët.

Zëvendësministri i Drejtësisë në qeverinë e Maqedonisë së veriut , Agim Nuhiu, u shpreh i kënaqur nga rrjedha e diskutimit dhe i hapur për korrigjime të tekstit, por bëri thirrje që procesi të mos politizohet.

Duke komentuar zërat për shtyrje të regjistrimit, ai tha se vendi ynë tani e 20 vjet nuk ka realizuar këtë operacion dhe nuk ka hapësirë për prolongime të mëtejshme.

Opozita në RVM  ka kundërshtuar paraprakisht edhe vendosjen e siglës së BE-së para këtij ligji duke akuzuar pushtetin se në këtë mënyrë dëshiron të kufizojë debatin në trupat parlamentar.

Operacioni i regjistrimit është planifikuar të mbahet në prill të vitit 2021.

Regjistrimi i fundit është realizuar në vitin 2002, ndërsa ai i vitit 2011 u ndërpre për shkak të përplasjeve brenda komisionit për regjistrim që pasoi me vendim të deputetëve në Kuvend.

Rregjistrimi aktual u paralajmërua të mbahej në fillim të këtij viti, por u shty me kërkesë të opozitës. /Insajderi.com