Maqedoni e veriut, shqiptarët kundër ligjit për regjione të barabarta

Maqedoni e veriut, shqiptarët kundër ligjit për regjione të barabarta

Ligji për zhvillim të barabartë rajonal në Maqedoninë e Veriut që është vetëm një hap para miratimit përfundimtar në Kuvend, thellon edhe më shumë hendekun zhvillimor mes rajoneve edhe pse qëllimi i këtij ligji duhet të ishte i kundërt.

Për këtë arsye, deputeti i opozitës shqiptare Elmi Aziri tha se koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë kundërshtuar ligjin dhe për të njëjtin kanë dorëzuar 14 amendamente, të cilat kanë pasur për qëllim që t’u japin rëndësi më të madhe në vendimmarrje komunave dhe bashkësive lokale dhe jo e gjithë forca vendimmarrëse të qëndrojë tek qeveria.

“Ne jemi thellë të bindur se ligji i deritanishëm ekzistues por edhe ky ligj i cili pritet të votohet nga shumica parlamentare, jo që nuk do ta përmirësojë, por edhe më tej, do ta thellojë hendekun zhvillimor mes rajonit. Amandamentet tona, ishin në funksion të parasegjithash, decentralizimit të vendimmarrjes, përmirësimit të kritereve të shpërndarjes së mjeteve buxhetore, apo destinuara nga ky fond për zhvillimin e barabartë rajonal dhe natyrisht mënyrën e shpërndarjes. Përmes propozimeve tona, tentuam që ti jepet rol më i madh fshatrave, komunave, po ashtu bashkësive lokale, sepse realisht ata i dinë më mirë nevojat e tyre dhe sipas vlerësimit tonë, do duhet të kishin prioritet në thithjen e mjeteve buxhetore” tha Aziri./Insajderi.com