Maqedoni e Veriut, shumica e brishtë parlamentare nën kërcënimin e opozitës

Maqedoni e Veriut, shumica e brishtë parlamentare nën kërcënimin e opozitës

Lideri i partisë maqedonase opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka deklaruar se shumica parlamentare duhet t’i dëgjojë propozimet e opozitës pasi në të kundërtën do të mund të ndodhin zgjedhje të reja parlamentare ose shumicë e re parlamentare.

Në pyetjen e gazetarëve se sipas disa burimeve pranë VMRO-së, atyre u nevojiten tre deputetët për të formuar shumicë të re parlamentare, Mickoski apeloi që të kenë durim dhe shpreson që shumë shpejtë do të ketë befasi.

“Ose do të ketë koncenzus ose do të ndodhë ajo që thotë opozita, ose do të ndodh në shtet të kemi situatën që kemi, ose kuptohet zgjedhje të parakohshme parlamentare, ose e katërta në fund shumicë e re parlamentar.

Bëheni të durueshëm. Shpresoj se shumë shpejtë do të befasoheni” tha Hristijan Mickoski.Mickoski akuzoi se edhe tani shumica parlamentare për shumë tema nuk ka shumicë, ndërsa akuzoi se më herët ka pasur tentime dhe presione që sipas tij kanë pasur për qëllim të tërheqin deputetë nga opozita në radhët e pushtetit. /Insajderi.com