
Partia e dytë Maqedonase VMRO-DPMNE, ka kërkuar nga partia fituese e zgjedhjeve LSDM, që të tregojë nëse ka krijuar shumicë parlamentare, njofton Insajderi.
“Koalicionet e LSDM-së zgjasin vetëm disa orë derisa ata vetë nuk demantohen.LSDM-ja nuk solli reforma në mandatin e saj. LSDM-ja solli varfërinë, krizën ekonomike dhe regjimin hibrid. Koha është që LSDM-ja të paraqitet para opinionit maqedonas dhe të thotë nëse ka shumicë në Kuvend dhe nëse do të formojë qeveri. Nëse nuk e bën këtë, kjo do të thotë se ata janë duke bërë manipulim me qytetarët”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë, nga LSDM-ja thonë se Krijojmë shumicë të re parlamentare dhe Qeveri të re të çliruar nga nacionalizmi.
“LSDM i vazhdon bisedimet serioze për formimin e shumicës së qëndrueshme parlamentare dhe për koalicion qeverisës me mandat të plotë, katërvjeçar stabil. Më 15 korrik, qytetarët treguan se nacionalizmi është mposhtur. Procesi i krijimit të një Qeverie të re të lirë nga çdo lloj nacionalizmi është duke u zhvilluar, një qeveri që do të punojë edhe më shumë për të promovuar konceptin e një shoqërie për të gjithë. Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM do të ecë përpara fuqishëm në rrugën drejt integrimit në BE me respektim të plotë të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit”, kanë thënë nga kjo parti. /Insajderi.com/