Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, në konferencën e jashtëzakonshme publikoi detajet e fundit në në lidhje me grupin kriminal ku nëntë nëpunës të MPB-së kanë qenë pjesë e skandalit “Mafia”.Spasovki deklaroi që nëpunësit policorë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë dhënë pasaporta të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur identitetin e dikujt tjetër.
“ Nëpunës policorë dhe funksionarë në Ministrinë e Brendshme kanë keqpërdorur detyrën e tyre duke pajisur me dokumente udhëtimi persona që nuk janë shtetas të Maqedonisë së Veriut duke shfrytëzuar identitete të tjera, të personave që nuk kanë pasur dokumente biometrike.
Në total janë pajisur 250 persona me dokumente të Maqedonisë së Veriut. Ka pasur edhe ndërmjetësues vendas në këtë skandal”, ka deklaruar Spasovski, përcjell Insajderi.
Ndryshe Spasovski tha se ky akscion ka filluar që nga shkurti i vitit 2019-të. /Insajderi.com