Maqedoni e Veriut: Të hënën mbahet seanca për zgjedhjen e përbërjes së trupave të Kuvendit

Maqedoni e Veriut: Të hënën mbahet seanca për zgjedhjen e përbërjes së trupave të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, për të hënën në mesditë do të caktojë seancë në të cilën në rend dite do të jetë zgjedhja e përbërjes së trupave të punës së Parlamentit, njofton Insajderi.

Ndërsa, pastaj verifikimi i mandatit të deputetit në vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Xhaferi në brifingun me gazetarë tha se në këtë mbledhje nuk ka mundësi për pika të tjera të rendit të ditës sepse materialet duhet të kalojnë në komisione.

Ndryshe, në Kuvend deri më tani kanë arritur propozimet ligjore të Qeverisë për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe pesë vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. /Insajderi.com