
Duhet të dezinfektohen çerdhet dhe kopshtet. Secili i punësuar duhet të ketë masa mbrojtëse dhe termometër. Në çdo dy orë do të jetë e detyrueshme të dezinfektohen vendet.
Duhet të shmangen kontaket në mes grupeve të ndryshme të moshave madhore, ndërsa lojërat duhet të mbahen jashtë. Pranimi i fëmijës duhet të bëhet në çdo 10 minuta me një prind, i cili ka maskë mbrojtëse, deklaroi Ministri i Shëndetësisë i RVM-së, njofton Insajderi.
Venko Filipçe.Deri në dy vjet ka 6 fëmijë në grup, ndërsa grupet më të rritura të kenë deri në 15 fëmijë.
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale e RVM-së Jagoda Shahpanska në pres konferencën e sotme tha se kopshtet do të punojnë në bazë të protokollit të vendosur, i cili u është dorëzuar të gjitha institucioneve.
Të mërkurën e ardhshme të gjithë janë përgatitur të pranojnë fëmijët në bazë të protokollit. /Insajderi.com