Maqedoni e Veriut: Vazhdohen masat edhe për një javë

Maqedoni e Veriut: Vazhdohen masat edhe për një javë

Në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut është vendosur që masat aktuale restriktive të mbesin në fuqi edhe për një javë, njofton Insajderi.

Pas mbarimit të javës, sërish do të diskutohet nëse masat e njëjta do të vazhdojnë apo do të miratohen masa të reja.

Në Maqedoninë e Veriut për momentin ora policore fillon në 20:00 dhe zgjat deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Po ashtu objektet hotelerike janë të mbyllura.

Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj gjatë javës në disa raste kanë theksuar se po stabilizohet numri i të infektuarve të ri me COVID-19 dhe se presioni mbi spitalet po ulet. /Insajderi.com