Maqedoni e Veriut, Zaev: Ofruam siguri për secilin qytetar

Maqedoni e Veriut, Zaev: Ofruam siguri për secilin qytetar

“Po e përcjellim vitin që do të mbahet mend për pandeminë botërore që ndryshoi plotësisht mënyrën tonë të jetës, kështu dhe botëkuptimin. Do ta kujtojmë si vitin e krizës më të madhe botërore në shekullin e ri. Një thënia e vjetër thotë ‘Në kohëra të vështira njihen heronjtë’, kështu që kjo telashe na tregoi shumë heronj në vijën e frontit, por gjithashtu na tregoi solidaritet, njerëzim dhe na kujtoi se sa e rëndësishme është të ndihmojmë.Shëndeti i qytetarëve ka qenë prioritet i punës së qeverisë gjatë vitit që po lëmë pas”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ai tutje shtoi se Qeveria të cilën e drejton, ka ofruar siguri për të gjithë qytetarët individualisht, si në shëndetësi ashtu edhe në ekonomi.

“Si në aspektin shëndetësor dhe ekonomisë, Qeveria u përgjigj me masa në kohë dhe gjithëpërfshirëse – ne ofruam siguri për secilin qytetar individualisht, si dhe për shoqërinë në tërësi.Në krijimin e masave, ne nuk ishim të udhëhequr nga parimi ose-ose, por shëndet dhe sigurim shoqëror. Ne kemi siguruar një ekzistencë për shumë qytetarë”, tha kryeministri i vendit fqinj Zoran Zaev. /Insajderi.com