Maqedoni, nga dhjetori paga minimale do të jetë 14.500 denarë

Maqedoni, nga dhjetori paga minimale do të jetë 14.500 denarë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhjen e 160-të ku u morën disa vendime.

Një prej vendimeve është edhe miratimi i Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për pagë minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me këto ndryshme po krijohen kushte korrektimin e pagës minimale për 16 përqind, përkatësisht nga 12507 denarë në 14.500 denarë neto nga dhjetori i vitit 2019”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga Qeveria thonë se me këtë rritje për 60 përqind është rritur paga minimale që nga ndryshimi i parë në vitin 2017.