Maqedoni Veriore: Katër të vdekur dhe 243 raste të reja me COVID-19

Maqedoni Veriore: Katër të vdekur dhe 243 raste të reja me COVID-19

Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Edhe 243 raste të reja pozitive me virusin Corona gjatë kësaj periudhe kohore nga gjithsej një mijë e 831 testime të bëra.

“Prej rasteve të reja 98 janë në Shkup, 11 Kumanovë, 7 Shtip, 12 Prilep, 2 Tetovë, Strugë 9, Veles 3, Manastir 5, Ohër 5, Kavadar 4, Gostivar dhe Gjevgjeli me nga 5, Strumicë 21, Kriva Pallankë 2, Radovish 9, Koçani 11, Probishtip 1, Demir Hisar 1, Berovë 9, Vallandvoë 4, Vinicë 2, Dellçevë 2, Sveti Nikole 12, Kërçovë 1 dhe Negotinë 2”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi.

Nga ministria bënë të ditur se sot ISHP regjistroi 100 pacientë të shëruar

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 18 mijë e 602, numri i pacientëve të shëruar 15 mijë e 264, numri i të vdekurve është 753. Momentalisht në Maqedoni ka 2 mijë e 585 raste aktive./Insajderi.com