12 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që dita e sotme të mbajë rekordin për numrin e jetëve të humbura nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë.
Duke përfshirë të dhënat e sotme, numri i viktimave arriti në 298, shkruan AlsatM, transmeton Insajderi.
Sipas raportit të Ministrisë, pesë të vdekur janë regjistruar në Shkup, dy në Tetovë, dy në Strugë dhe nga një në Gostivar, Veles dhe Gostivar.
Por Maqedonia e Veriut sot ka shënuar edhe një tjetër rekord, fatmirësisht ky është pozitiv, pasi numri i personave që i janë shtuar listës së të shëruarve është 112, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2,427.
Maqedonia është nga vendet më të prekura me COVID-19 në rajon./Insajderi.com