Maqedonia dhe Serbia ‘përfitojnë’ nga kriza e refugjatëve

Maqedonia dhe Serbia ‘përfitojnë’ nga kriza e refugjatëve

Nga Komisioni evropian cekën se këto mjete janë miratuar krahas 59 milionë eurove të cilat tashmë janë ndarë për Maqedoninë dhe Serbinë prej fillimit të krizës së migrantëve në vitin 2015.

“Pakoja e miratuar do të ndihmojë në përmirësimin e mëtutjeshëm me kapacitetet vendëse kur janë në pyetje kufijtë dhe migrimi në rajon”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

“Do të mundësojnë vazhdim të mbështetjes për policinë kufitare me qëllim që kontrolli i kufijve të bëhet në pajtim me standardet evropiane dhe me qëllim të ndalimit të kontrabandimit të njerëzve”, thuhet më tej aty.

Këto mjete, sipas KE-së, do të sigurojnë mbështetje të mëtutjeshme për ata të cilët janë përgjegjës për sigurimin e nevojave themelore të migrantëve dhe refugjatëve.