Maqedonia e Veriut drejt orës policore

Maqedonia e Veriut drejt orës policore

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, thotë se spitalet po vazhdojnë të mbushen me persona të prekur me Coronavirus, ndërsa ka thënë se ende nuk kanë pranuar pacientë në spitalin e mobiluar.

Një repart është hapur në Manastir për t’i pranuar pacientët, ndërsa me shpejtësi po mbushen kapacitetet në Gostivar.

“Duke ndjekur këto trende dhe analizuar trendet, numrat e rinj, si kjo po zhvillohet këtyre javëve, diçka që ishte e pritur, dhe po ndodh kudo në rajon dhe në botë. Qeverisë për seancën e  ardhshme  nesër, do t’i propozojmë edhe një pako të masave ndërsa ajo do të jetë që të gjithë operatorët ekonomik të punojnë deri në orën 23.00, kufizim të kapacitetit të transportit publik deri në 50% dhe rekomandim në tërë administratën publike në përputhje me mekanizmat, marrëdhënia e punës të bëhet me ndërrime ose online nga shtëpia, ose me sistem të rotacionit”, tha Filipçe.

Ai tha se gjendja është serioze dhe hapi i ardhshëm do të jetë kufizim i plotë i lëvizjes, gjegjësisht orë policore. /Insajderi.com