Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, e ka nënshkruar Marrëveshjen për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 nga prodhuesi kinez “Sinofarm”.
Me Marrëveshjen Maqedonia e Veriut nga kjo kompani siguron 200 000 vaksina të cilat do të arrijnë në muajin shkurt. Data e saktë do të dihet kur të arrijnë të gjitha informacionet lidhur me dërgesën do të dihen ditëve në vijim. Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj duke respektuar urdhëresën e Marrëveshjes për fshehtësi, në pajtim me politikën globale të të gjitha kompanive për prodhim të vaksinave, përfshirë edhe “Sinofarm”, të dhënat që i përmban Marrëveshja mbeten të besueshme.
Vaksinat nga Kina në vendin fqinj do të arrijnë në aeroportin e Shkupit.
Është bërë plan i detajuar për transportin e vaksinave nga aeroporti deri tek operatorët ekonomik të cilët janë të obliguar për t’i depozituar sasitë e vaksinave dhe më pas edhe plani për destribuim deri tek pikat e vaksinimit ku do të realizohet procesi i vaksinimit. /Insajderi.com