Ritet numri i kapaciteteve spitalore në Maqedoninë Veriore, në të gjitha 16 spitalet të cilat do të marrin mini reparte infektive mudulare me qëllim që ato me tani objektet e veçanta, të mbesin plotësisht “të pastra” në mënyrë që patologjia normale që punohet thjesht të mos pësojë dhe që pacientët të munden të marrin shërbime shëndetësore, si dhe të mos krijohen lista për pritje.
Do të instalohen aparate për diagnostikim në të gjitha qendrat për diagnostikim të shpejtë të virusit, tha ministri i Shëndetësisë së republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.
Ai theksoi se për secilin pacient është bërë gjithçka që duhet edhe lidhur me fazat para vendosjes në aparat respirator dhe lidhur me trajtimin derisa janë pacientët në makinë respiratore.
Skenari i mundshëm më i keq me virusin COVID-19 në vjeshtë do të thoshte koncentrim më i madh i njerëzve në hapësira të mbyllura, numër plotësues i të sëmurëve nga gripi sezonal që mund të shkaktojë stërngarkim në spitale me pacientë dhe kjo të mos mund të menaxhohet. Ky skenar, siç theksoi dje ministri Filipçe, mund të evitohet, por nëse kjo nuk ndodhë, autoritetet shëndetësore do ta presin të përgatitura.
Vala e dytë e virusit, sipas Filipçes, ishte rezultat i mosrespektimit të masave për mbrojtje. Ai konsideron se duhet të ketë sanksione atje ku nuk respektohen masat.
Gjatë periudhës së kaluar, siç tha, kishte lëshime, njerëzit nuk kontrolloheshin si dhe vendet ku organizoheshin ngjarje. Edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se masat duhet të
respektohen për ta mbrojtur shëndetin e të gjithëve. /Insajderi.com/