Maqedonia e Veriut edhe gjashtë muaj gjendje krize

Maqedonia e Veriut edhe gjashtë muaj gjendje krize

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkon që gjendje krize të ketë deri në verën e vitit të ardhshëm, njofton Insajderi.

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është kërkuar nga Kuvendi, që të vazhdojë gjendjen e krizës deri më 30 qersosh të vitit 2021.

Për këtë bëri me dije edhe zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, në konferencën e sotme, në të cilën u prezantuan vendimet nga mbledhja e fundit e Qeverisë.

“Qeveria në seancën 25 e miratoi propozimin e Komitetit për koordinim dhe sistemit për menaxhim me kriza dhe e vërtetoi teksin e propozim-vendimit për vazhdim të gjendjes së krizës, në territorin e Republikës së Maqedonis së Veriut” tha Arsovski.

I pyetur që të prononcohet për qëndrimin e tij personal, se e ka nevojë për vazhdim të gjendjes së krizës, drejtori  i Qendrës për Menaxhim me Kriza në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Stojançe Angellov, tha se nuk mund ta thotë mendimin e tij personal, megjithatë konsideron se ka nevoj të aprovohet kjo kërkesë.

Vendi edhe tani gjendet në gjendje krize 30 ditore, e cila duhet të përfundoj deri më 19 dhjetor. Në gjendjen e krizës, shteti merr më shumë fuqi si mbi sektorin publik, ashtu dhe atë privat. Në këtë mënyrë mund të përdoren edhe burimet teknike e ato njerëzore, përfshirë dhe ushtrinë.

Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake janë angazhuar për të siguruar spitalet e Qendrave COVID. Mjekët ushtarakë gjithashtu janë të angazhuar në trajtimin e pacientëve në qendra
spitalore. /Insajderi.com