Maqedonia e Veriut modernizon marrëveshjen tregtare me Turqinë

Maqedonia e Veriut modernizon marrëveshjen tregtare me Turqinë

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, sot në Ankara u takua me Ruhsar Pekcan, ministren e Tregtisë të Republikës së Turqisë, njofton Insajderi.

Tema kryesore e takimit midis dy ministrave ishte angazhimi i përbashkët dhe interesi për nevojën e rishikimit, pra modernizimin dhe azhurnimin e Marrëveshjes dypalëshe të Tregtisë së Lirë midis dy vendeve, e cila ka qenë në fuqi për 20 vjet.

Të dy ministrat theksuan se marrëdhëniet ekonomike midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë karakterizohen nga një intensitet shumë i fortë i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në disa sektorë të tregtisë dhe investimeve.

Fluksi i investimeve turke që nga pavarësia është një tregues i madh për Turqinë që të jetë një partner i qëndrueshëm ekonomik në bashkëpunim me Maqedoninë Veriore.

Bekteshi dhe Pekçan së bashku u dakorduan që rishikimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis dy vendeve duhet të bëhet në tre drejtime për hir të transparencës së procedurave të sektorëve të caktuar për të cilët ka interes, dhe i cili është nxitësi i integrimit ekonomik.

Ministri Bekteshi theksoi në takim se situata e fundit nga Agjenda DAVOS, Konventa Rajonale PAM dhe rekomandimet e OBT-së për vendet duhet të jenë të hapura dhe gjithëpërfshirëse, të angazhohen për hapjen institucionale ndaj rregullave, rregulloreve, qeverisjes dhe standardeve, për të praktikuar multilateralizmin dhe ndërtimin e ekonomisë botërore të hapur, e cila është bazë për ndërtimin e tregtisë preferenciale.

Bekteshi theksoi se ekspertët tashmë kanë filluar të punojnë për një liberalizim të sektorit agro-ushqimor që do të mbështesë realisht konkurrencën e tregjeve, harmonizimin e produkteve tarifore me sistemin e fundit të harmonizuar të aplikuar në të dy vendet, një liberalizim reciprok në tregtinë e shërbimeve dhe rregullimin të rregullave të origjinës.

“Ne, dy ministrat, do të verifikojmë rezultatet e punës së ekspertëve brenda Komitetit të Përbashkët, i cili është përgjegjës për të siguruar zbatimin e qetë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë,” deklaroi ministri Kreshnik Bekteshi në takimin me ministren Pekcan.

Sipas statistikave, Republika e Turqisë në tre vitet e fundit është renditur e 8-ta në listën e vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut arrin vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar.

Për 11 muaj në vitin 2020, tregtia e përgjithshme bilaterale është 477.3 milion dollarë, nga të cilat eksporti nga Maqedonia e Veriut është 85 milion dollarë, dhe importi nga Turqia 392.3 milionë dollarë.

Ministri Bekteshi gjithashtu informoi në takim se sa i përket investimeve, Turqia është një nga vendet që investon vazhdimisht në ekonominë maqedonase në sektorë të ndryshëm dhe shfaqet si një partner strategjik i investimeve të vendit fqinj. /Insajderi.com