
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar të gjitha fluturimet nga Britani e Madhe, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev, pas paraqitjes së mutacionit të ri të virusit COVID-19.
Më herët Komisioni për Sëmundje Infektive kishte sjell vendim që udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe të hyjnë në izolim të detyruar 14 ditor.
Ndalesa vlen edhe për udhëtimet tokësore si dhe udhëtimet indirekte. /Insajderi.com