Maqedonia e Veriut ndalon fluturimet nga Britania, shkak varianti i ri i COVID-19

Maqedonia e Veriut ndalon fluturimet nga Britania, shkak varianti i ri i COVID-19

Deri në fund të vitit ndalohen të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe drejt Maqedonisë së Veriut për shkak të rrezikut nga varianti i ri i Coronavirusit, njofton Insajderi.

Qeveria gjithashtu obligoi autoritetet e rendit dhe të shëndetësisë që të gjithë udhëtarët, të cilët hyjnë në vend nga çfarëdolloj i transportit prej Ishullit Britanik, të hyjnë në izolim 14 ditor në kushte shtëpiake.

Ndonëse në monitorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit ende nuk ka njoftime se janë anuluar fluturimet nga Londra drejt Shkupit, nga Kompania TAV kumtuan se do të respektojnë vendimin për të mbrojtur shëndetin publik./Insajderi.com