Maqedonia e Veriut nga e mërkura në orë policore

Maqedonia e Veriut nga e mërkura në orë policore

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka propozuar vendosjen e orës policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 10.03.2021, pra nga e mërkura, përcjell Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri Venko Filipçe në rrjetin social Facebook.

“Ky propozim është për shkak se javëve të kaluara transmision më të madh të virusit ka për shkak grumbullimeve, por edhe mosrespektimit të masave të vendosura”, ka shkruar Filipçe.

Ai ka bërë apel për disiplinë ngase sipas tij, kjo është e nevojshme për të penguar përhapjen e pakontrolluar të virusit./Insajderi.com