Maqedonia e Veriut pret 70 mijë vaksina, donacion nga Bullgaria dhe Greqia

Maqedonia e Veriut pret 70 mijë vaksina, donacion nga Bullgaria dhe Greqia

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut  Venko Filipçe ka deklaruar se pandemia ngadalë po shuhet, megjithatë ka apeluar edhe më tej për kujdes, njofton Insajderi.

“Janë lejuar dasmat dhe në to do të ketë deri në 100 mysafir në të hapur dhe të mos jetë më shumë se 50% e kapacitetit të restorantit. Pandemia po shuhet, por apelojë qytetarët të jenë të kujdesshëm, në dorë të kenë maskë mbrojtëse nëse janë jashtë dhe ka grupime, duhet të jemi të vetëdijshëm se tani kemi situatë stabile, por askush nuk mund të parashikojë se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë ministri maqedonas i shëndetësisë Venko Filipçe,

Ministri FIlipçe në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se këtë javë përveç vaksinave javore që vijnë nga Pfizer, pritet të vijnë edhe 70 mijë doza të vaksinave kundër Coronavirusit, që janë donacion nga Bullgaria dhe Greqia.

“Këtë javë pritet të vijnë 70 mijë vaksina. 50 mijë nga Bullgaria dhe 20 mijë nga Greqia, me siguri vaksina nga AstraZeneca, por ende nuk kemi konfirmim për llojin e vaksinës, si dhe ato që vijnë rregullisht çdo të hënë nga vaksinat e Pfizer. Presim edhe sasinë e madhe të vaksinave kineze, për të cilat nuk kemi datë të saktë”, njoftoi Filipçe. /Insajderi.com