
Maqedonia e Veriut sot ka propozuar të hapen kufijtë dhe të hiqen kufizimet për shtetasin e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi, njofton Insajderi.
Ky propozim erdhi në mëngjesin e së hënës nga Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë Veriore.
“Sipas analizave, nuk ka aktualisht indikacion, përkatësisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara me COVID-19 në shtet nga këto vende. Sipas kësaj, nuk ka rrezik të hapen kufijtë. Propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, është thënë nga Ministria ne Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, njofton Alsat-M përcjell Insajderi.
Deri më tash shtetasve të këtyre vendeve i është kërkuar testi PCR për hyrje në Maqedoni të Veriut. /Insajderi.com