Maqedonia e Veriut regjistron 13 vdekje të reja si pasojë e COVID-19

Maqedonia e Veriut regjistron 13 vdekje të reja si pasojë e COVID-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 13 viktima si pasojë e Coronavirusit në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë kryer 854 testime, prej tyre 129 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërsa, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 342 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 99 mijë e 408, prej të cilëve 89 mijë e 742 janë shëruar, ndërsa tre mijë e 76 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (22 shkurt) është gjashtë mijë e 590./Insajderi.com