Maqedonia e Veriut regjistron 14 viktima të reja nga Coronavirusi

Maqedonia e Veriut regjistron 14 viktima të reja nga Coronavirusi

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit kanë vdekur 14 persona, të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19, transmeton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë 2.510 testime për Coronavirus, ndërsa 627 raste kanë rezultuar pozitivë.

Prej tyre në Shkup-250, Kumanovë-36, Dibër-8, Shtip-12, Prilep-35, Tetovë-21, Strugë-6, Veles-25, Manastir-25, Ohër-21, Kavadar-31, Gostivar-24, Gjevgjeli-12, Strumicë- 23, Kriva Pallanka-8, Radovish-4, Koçani-20, Probishtip-7, Demir Hisar-2, Pehçevë-1, Berovë-13, Vallandovë-6, Dellçevë-5, Kratovë-1, Sveti Nikolle-6, Kërçovë-7, Resnjë-4, Negotinë-14.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 644 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 79.815, prej të cilëve 56.743 janë shëruar, ndërsa 2.354 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 20.718./Insajderi.com