Janë siguruar para në Buxhet për furnizimin e vaksinave dhe ilaçeve kundër COVID-19, thanë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së veriut Zoran Zaev dhe ministri i financave Fatmir Besimi.
Për vaksinat kundër Kovid-19 janë planifikuar 390 milionë denarë ose 6.7 milionë euro, ndërsa për ilaçin Remdesivir 67.5 milionë euro, njofton Insajderi.
“Nga kredia me Bankën Botërore 90 milionë janë paraparë edhe për vaksinë, ndërsa në takimet vjetore po ashtu thanë se në mënyrë plotësuese do t’i japin shtetit vetëm për vaksinë. Pra, janë siguruar mjete dhe nëse nevojitet edhe më shumë, tani për tani ka mjete të mjaftueshme të parapara për vaksina”, ka thënë ministri i financave Fatmir Besimi.
Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se projeksioni është 800 mijë vaksina, duke dhënë edhe çmimin e disa prodhuesve- 10.47 euro për vaksinë ose për dy dozat 21 euro.
Maqedonia e Veriut është në sistemin KOVAKS përmes së cilës rezervohen vaksinat. Zaevi ka thënë se paradhënien do ta paguajmë me siguri në fillim të dhjetorit, ndërsa në vitin 2021 do të jenë edhe 390 milionë denarët ose 6.7 milionë euro.
“Nëse ka nevojë për më shumë, do të sigurojmë edhe plus para”, ka thënë Zaev. Ka thënë se edhe Qeveria e Greqisë ka porositur vaksina edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë dhe se në bisedë me kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen të premten është njoftuar se KE-ja ka sjell vendim që krahas për vendet anëtare të Unionit, vaksina do të furnizohet edhe për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. /Insajderi.com