Maqedonia e Veriut të hënën shqyrton heqjen e testit PCR për kosovarët

Maqedonia e Veriut të hënën shqyrton heqjen e testit PCR për kosovarët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së hënë pritet të marrë vendim për heqjen e testit PCR për kosovarët, njofton Insajderi.

Për këtë mundësi është deklaruar ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, i cili tha se po bisedojnë me të gjitha vendet e rajonit që për një moment t’i hapin kufijtë me politikë të përbashkët në lidhje me testet PCR.

Filipçe tutje shtoi se është e vërtet se disa herë është paralajmëruar hapja e kufijve.

“Vendet fqinje u përgjigjën javën e kaluar, ka funksionuar sistemi i koordinimit, i cili është përkrahur tani nga ambasada e SHBA-së në Shkup. Shpresoj se do të shkëmbehen të gjitha informacionet dhe në bazë të asaj që donë të thotë situatë e saktë epidemiologjike në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, plus Bullgarin dhe Greqinë do të kemi qëndrim të përbashkët”, ka thënë Filipçe. /Insajderi.com