Maqedonia ndalon reklamat milionëshe që transmetoheshin në CNN dhe BBC

Maqedonia ndalon reklamat milionëshe që transmetoheshin në CNN dhe BBC

Kryeministri Maqedonas, Zoran Zaev, ka deklaruar sot në kuvendin Maqedonas se kanë marrë vendim për ndalimin e reklamave që transmetoheshin në CNN dhe BBC.

“Kursimet në arkën shtetërore vetëm se kanë filluar.  Tanimë janë kursyer 10 milionë euro, i ndaluam fushatat në CNN dhe BBC, i ndaluam marrëveshjet me kuazi këshilltarët e huaj”, tha Zaev

Ndërsa për punëtorët që kanë munguar në punë nga dhjetë deri në njëzet ditë ai thotë se ka një zgjidhje.

“Ligji thotë se pas tre ditëve mungesë të pa-paralajmëruar ndalon marrëdhënia me punën. Edhe njëherë apeloj deri te të gjithë që të vijnë në punë”, tha Zaev, duke iu përgjigjur deputetëve opozitar të VMRO-DPMNE-së.

Për propozimet për zv/ministrja, Zaev tha se është i bindur që do të tregojnë shembull se si duhet që të punohet.