Në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i viktimave dhe numri i të prekurve me COVID-19. Nga vendet e rajonit ky shtet është në gjendjen më alarmante sa i përket ballafaqimit me virusin.
Janë shënuar tetë viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore, shkruajnë mediat në Maqedoni, njofton Insajderi.
Katër viktima raportohet të jenë nga Shkupi, ndërsa viktimat tjera janë nga Struga, Ohri, Gostivari dhe Resnja.
Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1213 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 196 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan Alsat.
Ndërsa, Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 11 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë Veriore shkon në 3895, prej të cilëve 1705 janë shëruar kurse 179 pacientë kanë ndërruar jetë.