Marjeta kishte tre fëmijë në krahë kur zjarrfikësit italianë e gjetën mes rrënojave. Flinte me ta në krevat dhe ishte përpjekur më kot të mbulonte me trupin e saj Emilion, 6 vjeç dhe dy binjakët 2 vjeçarë, Dionisa dhe Dionis. Amelia, vajza më e madhe, 10 vjeç, ishte disa metra më tej; ishte gjetur e vdekur pak orë para saj.
Tani nuk ka më asnjë njeri për tu shpëtuar nën rrënojat e asaj që ishte një shtëpi familjare prej pesë katesh, ndërtuar pa rregulla, si gjithë vilat e tjera të lagjes që lindi në fund të komunizmit, në terrenin jo stabël të një ish-kënete në Durrës, ku në vitet 90 dëgjoheshin vetëm bretkosat.
Familja Lala u shua e gjitha me përjashtim të 16 vjeçarit Ramë lala që u nxor pas 14 orësh gërmime me duar. Historia e tyre ka mallëngjyer të gjithë; është bërë epitoma e një tragjedie kombëtare që deri më tani ka marrë 51 jetë njerëzish duke shpalosur krizën dramatike në ndërtim kur rënia e regjimit komunist bëri që gjysma e vendit të ndërtonte shtëpi me mure me disa tulla të gjetura diku, ndonjë thes rërë dhe një xhaxha murator.
Gjyshja Sahadete, e vdekur pranë të birit, ilir. Ishte gjetur më herët, madje edhe para se të ndërhynin skuadrat speciale kosovare me rruspa dhe mjete të tjera. Nga rrënojat ishte dëgjuar vetëm zëri i Ramës. Ky i fundit ishte strukturë pranë lavatriçes, që edhe e kish shpëtuar duke i shërbyer si mburojë. Ishte thuajse në pozicionin e një fetusi por i kthyer në njërën anë, me këmbët të shtypura nga çimentoja. Kam dëgjuar motrën, është e gjallë, shpëtojeni – lutej ai. Por, edhe trupi i Griseldës, 19 vjeç, doli pa jetë.
Skuadrat kosovare u zëvendësuan nga ato italiane, të njëjtat që kanë shpëtuar jetë në Rigopiano dhe Amatriçe, të cilat ndryshuan teknikë me shpresë se do të gjenin akoma ndonjë të gjallë. U fikën mjetet e rënda dhe u përqendruan tek puna me preçizion, me telekamera dhe qenë. Por pa rezultat. Nuk kishte më asnjë shenjë jete nën rrënoja.
“Nuk duhen humbur kurrë shpresat”, thoshin ata ndërsa i gjithë vendi lutej për atë familje të madhe të shuar nga tërmeti. Por nuk mund të bënin më asgjë…/Top Channel