Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, iu ka kërkuar falje të gjithë përdoruesve të Facebook-ut, Instagramit dhe WhatsApp-it për ndërprerjen e këtyre rrjeteve sociale gjatë ditës së hënë.
“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen në internet tani. Na falni për ndërprerjen sot – e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit për të cilët kujdeseni”, ka shkruar ai.
Ende nuk dihet saktësisht se çfarë e shkaktoi këtë situatë.
Ajo që raportohet është humbja e madhe financiare që kompania e Zuckerberg ka pësuar.
Gjatë kësaj kohe e gjithë vëmendja ka qenë në Twitter dhe Telegram. /Insajderi.com