Marko Gjuriq e Aleksandër Vulin pozitivë me COVID-19

Marko Gjuriq e Aleksandër Vulin pozitivë me COVID-19

Virusi u ka hyrë politikanëve të Serbisë.

Bëhet fjalë për virusin Corona, apo siç po njihet me akronimin COVID-19.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug fillimisht njoftoi se drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka dalur pozitiv me COVID-19, njofton Insajderi.

Më pas, përsëri Tanjug, njofton se edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, është pozitiv me Covid-19.

Si Vulin ashtu edhe Gjuriq njoftohet se virusin e kanë marrë pasi u infektuan fillimisht disa persona tjerë që punojnë në administratën e zyrës së Gjuriq dhe ministrisë së mbrojtjes./Insajderi.com