Marko Gjuriq thotë se ministrit serb të arsimit iu ndalua hyrja në Kosovë – “kjo është shkelje e marrëveshjes”

Në Kosovë, as nga policia e Kosovës e as nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk është dhënë ndonjë informacion për ndalimin e ministrit serb.

Marko Gjuriq thotë se ministrit serb të arsimit iu ndalua hyrja në Kosovë – “kjo është shkelje e marrëveshjes”

Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë për mediat serbe se institucionet në Prishtinë ia kanë ndaluar kalimin në territorin e Kosovës, ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviq, njofton Insajderi.

Gjuriq ka thënë se ky veprim përbën “shkelje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel”.

“Kjo shkelë marrëveshjet në mënyrën më të vrazhdë të mundshme”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, Kosova “kështu edhe një herë goditi bazat e procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe i tregoi publikisht të gjithë botës se si i trajton marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe dialogun me Beogradin”.

Në Kosovë, as nga policia e Kosovës e as nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk është dhënë ndonjë informacion për ndalimin e ministrit serb.