Marrëdhëniet Kosovë – Amerikë asnjëherë nuk kanë qenë më mirë

Marrëdhëniet Kosovë – Amerikë asnjëherë nuk kanë qenë më mirë

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka folur për raportin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj duke komentuar vizitën e Komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Timothy Orr ka thënë se raportet mes dyjave vendeve janë më mirë se kurrë.

Sipas asnjëherë nuk ka pasur lëkundje në raportin Kosovë Amerikë, madje as në rastin e taksës dhe presionit që i bëhej për heqjen e kësaj mase ndaj Serbisë.

“Ne s’kemi pasur asnjëherë lëkundje me marrëdhënie me Amerikën, besoj në këtë sallë keni qenë kur ju kam thënë nuk do të dobësohen por do të forcohen marrëdhëniet, asnjëherë marrëdhëniet Kosovë Amerikë ma të mira s’kanë qenë. Punojmë në fushat e sigurisë, politike, ekonomike të gjitha gjeo-strategjike, globale gjenerali Orr është vërtetë një mik i Kosovës, 8 vjet është në shërbim të bilaterales Kosovë, gardë kombëtare Iowa-s në përkrahje të FSK-së, por jo vetëm të FSK-së”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan Insajderi.com