“Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk lëvizin nga themelet e forta”

Kosova dhe Shqipëria kanë themele të forta raportesh. Ministrja e Jashtme e Kosovës telefon homologun e saj, Gent Cakaj.

“Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk lëvizin nga themelet e forta”

Në disa momente të caktuara ka pasur deklarata “goditëse” të politikanëve nga Kosova dhe Shqipëria në drejtim të njëri tjetrit sidomos për temat që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi apo çështjet e kontestimet historike të fundit të shekullit të kaluar.

Këto deklarata bënin që të besohet sikur raportet në mes Kosovës dhe Shqipërisë po zbehen.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka telefonuar homogun e saj, Genc Cakaj.

Haradinaj ka shkruar në një postim në Facebook se marrëdheniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk lëvizin nga themelet e forta. /Insajderi/

Postimi i plotë:

Kam zhvilluar një bisedë të ngrohtë telefonike me homologun tim shqiptar, z.Gent Cakaj.

Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk lëvizin nga themelet e forta që na mbajnë bashkë në çdo kohë. Roli i Shqipërisë ka qenë ndër shtyllat kryesore të mbijetesës sonë në shekullin e kaluar, të çlirimit dhe pavarësisë.

Me z.Cakaj rikonfirmuam vullnetin që bashkarisht, si dy shtete, do jemi krah për krah në realizimin e detyrave tona shtetërore e kombëtare, e poashtu edhe gadishmërinë e realizimit të vizionit euro-atlantik të vendeve tona.