Marrëdhëniet Thaçi-Haradinaj: Nga injorimi në Prekaz në cakërrim gotash

Marrëdhëniet Thaçi-Haradinaj: Nga injorimi në Prekaz në cakërrim gotash

Fiks 2 muaj më parë, teksa presidenti Hashim Thaçi po ecte në hyrje të memorialit në Prekaz, për të bërë nderime tek varrezat e familjes së Adem Jasharit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sapo kishte kryer këtë ritual.

“Ku jeni komandanta, a jeni lodhë”, kishte thënë Thaçi teksa ishte ndalur për të përshëndetur Ramush Haradinajn dhe ekipin e tij.

Presidenti ishte injoruar nga Haradinaj.

“Për komandanta shko në Prizren”, ia kishte kthyer Haradinaj, teksa e kishte injoruar keq presidentin, duke vazhduar të ecte.

injorim

Dy muaj pas, me 5 prill, gjendja është ndryshe.

Ramush Haradinaj, tashmë i ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe presidenti i Kosovës janë parë teksa kanë raporte tejet më të relaksuara.

Madje shumë të afërta.

Presidenti Hashim Thaçi, dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë parë duke cakërruar gotat, gjatë një takimi me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini.

Në tavolinë me Thaçin dhe Haradinajn ndodheshin edhe Jakup Krasniqi dhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën./Insajderi.com