
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se së pari do të hulumtojnë se kush e ka kërkuar një një marrëveshje të tillë, pasi këtë gjë nuk mund ta ketë kërkuar Brukseli.
Në një konferencë për media, Kurti tha se një gjë të tillë mund ta ketë kërkuar Serbia.
“Për ne me rëndësi është të marrim vesh se kush e ka kërkuar një zotim të tillë, nuk besojmë që Brukseli, por mund ta ketë kërkuar Serbia. Kjo do të shqyrtohet”, ka thënë Kurti.
Gazeta Insajderi ka siguruar letrën që Albin Kurti ia ka dërguar Vjosa Osmanit. Në të tregohet për një marrëveshje të fshehtë që Hashim Thaçi e ka nënshkruar më 2013. Atë botë nga pozita e kryeministrit ai i barti KFOR-it të drejtën apsulute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhëshme të FSK-së në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar. /Insajderi.com
Ekskluzive: Albin Kurti zbulon marrëveshjen e fshehtë të Hashim Thaçit – rrezikon shkarkimin