
Kryetari në detyrë, i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në 22 vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës, ka shkruar se falë NATO-s, dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, sot Kosova frymon e lirë , shkruan Insajderi.
Hoxhaj në Facebook ka thënë së Kosova është faktorë stabilizues në rajone si dhe ka falënderuar aleatë t e saj.
Ai me tej , ka shkruar se për 78 ditë, kombet që u rreshtuan në anën e të drejtës historike nën ombrellën e NATO-s, bombarduan deri në dorëzimin dhe dëbimin e Serbisë nga Kosova, duke parandaluar gjenocidin e planifikuar të Millosheviqit.
” Kosova frymon e lirë si shtet i pavarur dhe është faktor stabiliteti për rajonin. Përjetësisht mirënjohës”, është shprehur Hoxhaj.
Sipas, Marrëveshjes së Kumanovës, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova./Insajderi.com