
Gazeta Online Insajderi ka arritur të sigurojë marrëveshjen e plotë të nënshkruar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me iniciativën e saj, për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Marrëveshja përmban 10 zotime.
I pari zotim ka të bëjë me vettingun në sistemin e drejtësisë dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mes tjerash në dokument zbulohet për herë të parë llogoja e iniciativës “GUXO” të Osmanit.
Vjosa Osmani sot (e enjte) ka arritur një marrëveshje politike me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të garuar bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Nga kjo marrëveshje Osmani do të jetë kandidate për presidente nga VV-ja, derisa Kurti kandidat për të udhëhequr me qeverinë./Insajderi.com