“Marrëveshja e Uashingtonit ka ndalur ndikimin rus”

“Marrëveshja e Uashingtonit ka ndalur ndikimin rus”

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se marrëveshja e Uashingtonit “ka ndalur ndikimin rus në rajon”.

Në tubimin elektoral në Hanin e Elezit, Hoti kërkoi edhe një mandat për ta zbatuar atë marrëveshje.

Ai tha se Kosova “përfiton” nga nënshkrimi i 4 shtatorit, përcjell Insajderi.

Përmend ndërtimin e hekurudhës drejt Durrësit si dhe përfshirjen në gazsjellësin që kalon përmes Maqedonisë.

“Falë qeverisjes së LDK-së, për pak muaj i rregulluam raportet me aleatët. Shkuam në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje që ka ndikim në krejt rajonin, duke e ndalur ndikimin rus në këtë pjesë. Kosovarët kanë me ja pa hajrin kësaj marrëveshjeje viteve në vazhdim, sepse do të ndërtohet hekurudha drejt Durrësit, Kosova do të përfshihet në gazsjellësin që kalon përmes Maqedonisë, do të vijnë 1 miliard dollar investime”, tha Hoti.  /Insajderi.com