
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vazhduar që ta përmend marrëveshjen ekonomike të 4 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, ma merr mendja, dhe ju thashë “çfarë po bëni”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë”.
Këto komente Turmp i ka bërë gjatë një tubimi zgjedhor në Pensilvani, njofton Insajderi.
Trump po ashtu tha se kanë arritur “të shpëtojnë shumë jetëra” në marrëveshjen Kosovë-Serbi.
“Unë ju thash të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshkruar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë, ne shpëtuam shumë jetë”, deklaroi Trump. /Insajderi.com
President Trump: “I should’ve gotten at least 7 or 8” Nobel Prize nominations. pic.twitter.com/TA1chFjM0a
— The Hill (@thehill) September 27, 2020