“Marrëveshja Izrael-Palestinë mund t’i imponohet si bazë edhe marrëveshjes Kosovë-Serbi”

“Marrëveshja Izrael-Palestinë mund t’i imponohet si bazë edhe marrëveshjes Kosovë-Serbi”

Arben Retkoceri botues në gazetën Koha në Maqedoni ka thënë se marrëveshje për çështjen Izraelito-Palestineze ndërmjet Trump dhe Putin mund të imponohet edhe tek marrëveshja Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi të tij në Facebook, Retkoceri ka vënë në dyshime se një pjesë nga ky plan mund t’i imponohet edhe marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Presidenti Trump prezentoi planin ” Ujdia e shekullit” pèr çeshtjen Izraelito-Palestineze. A ka mundesi qe nga amerikanèt, minimumi disa pjesè nga ky plan, tè imponohen si bazè e marreveshjes Serbo-Kosovare ?”, ka shkruar Retkoceri.

Ndryshe, mbrëmë Presidenti i SHBA Donald Trump e ka prezantuar planin e tij të shumëpritur paqësor për Lindjen e Afërt i cili bënë thirrje për krijimin e shtetit Palestinë me kryeqytet në pjesët e Jerusalemit Lindor. Ai ka vlerësuar se kjo është mundësi fituese për Izraelin dhe për palestinezët.

Kurse, Presidenti palestinez Mahmod Abbas mbrëmë e ka refuzuar planin./Insadjeri.com